Dafina Zeqiri thekson fizikun joshës në imazhet e reja

Mediale Vip

Dafina Zeqiri thekson fizikun joshës në imazhet e reja

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 07:33
Dafina Zeqiri

Këngëtarja e mirënjohur, Dafina Zeqiri mbetet një prej emrave më të suksesshëm në skenës shqiptare të muzikës.

Ajo numëron hite të shumta dhe ndërkohë po punon vazhdimisht për projekte të reja.

Por, teksa është në finalizim të bashkëpunimit me reperin Mozzik, artistja ka sjellur për fansat të tjera imazhe provokuese.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DAFINË MOJ (@dafina.zeqiri)

Në llogarinë e saj në Instagram, autorja e “Malli” është shfaqur atraktive në dy kostume të reja.

Në pozat e para, 34-vjeçarja shihet e veshur me kostum të shkurtër lëkurë dhe një bluzë të kaltër “Dior”, që i kombinoi edhe me një palë çizme me taka.

Ndërkohë, në të tjera fotografi, ajo u shfaq elegante e veshur me një fustan të gjatë me prerje në gjoks, bel dhe tek këmbët.

“Dy në një”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e postimit, që u pasua nga komente të shumta nga ana e fansave.

Ndryshe, teksa ka paralajmëruar duetin e ri, Dafina po shijon suksesin e bashkëpunimit me Klajdi Harunin dhe Brunon “Xhane, xhane”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat