Chiara Ferragni dhe Veronica Ferraro i japin fund miqësisë 16-vjeçare?

Mediale Vip

Chiara Ferragni dhe Veronica Ferraro i japin fund miqësisë 16-vjeçare?

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 11:53
Chiara Ferragni dhe Veronica Ferraro

Çfarë ndodh mes Chiara Ferragni dhe Veronica Ferraro?

Nuk ka më foto bashkë, asnjë koment dhe mbi të gjitha dy mungesa të dyshimta. Duke analizuar të gjitha sinjalet në mediat sociale, duket se dy mikeshat më të mira janë grindur.

Le të fillojmë nga fundi, nga dita kur Chiara largohet nga Parisi dhe merr avionin e parë për të mbërritur te Fedez, i cili sapo ishte shtruar urgjentisht në spital për dy ulçera anastomotike. Në Instagramin e saj, Ferragni publikon një foto të dorës së saj të kapur me atë të mikes së tij influencuese Chiara Biasi dhe shkruante: “Për miqtë më të mirë që marrin avionin e parë me ju kur keni një emergjencë”.

Dhe Veronica Ferraro? Zyrtarisht, ajo, një influencuese profesioniste, shoqja më e mirë e Chiarës, përkundrazi qëndron në Paris në sfilatat e modës. Shkurtimisht, statusi i saj për Chiara Biasi-n vjen edhe si një kunjë për Veronicën, si për të thënë: këta janë në të vërtetë miqtë më të mirë.

Në fund të fundit, kohët kur Chiara bënte urime publike për ditëlindjen e saj duke e quajtur "bestie" (shoqja më e mirë) dhe duke shkruar dedikime si: "Unë thjesht nuk mund ta jetoja jetën pa ty" kanë ikur. Nuk ka asnjë gjurmë nga komentet mes tyre në rrjetet sociale, një heshtje që të bën të mendosh se diçka është plasaritur në marrëdhënie apo se është një nga ato fazat e ngrirjes pas një sherri.

Një tjetër e dhënë: Veronica Ferraro nuk ishte mes të ftuarve në dasmën e Françeska Ferragnit, motrës së dytë të Chiarës, e cila u martua më 9 shtator. Të gjithë miqtë e Chiarës ishin aty, përfshirë Filippo Fiorani dhe Chiara Biasi, i gjithë klani i saj, por jo plotësisht: Veronica mungonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat