Këngëtarja Enca Haxhia i shpëton burgut, gjykata rrëzon prokurorinë

Mediale Vip

Këngëtarja Enca Haxhia i shpëton burgut, gjykata rrëzon prokurorinë

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 16:51
Enca

Gjykata ka lënë në fuqi masën “detyrim paraqitje” për këngëtaren Ruensa Haxhiaj, e njohur si Enca,

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të këngëtares, që kishte mbjellë disa bimë kanabisi në ballkonin e vilës ku jetonte.

Por, Gjykata nuk pranoi ankimin e Prokurorisë për caktimin e masës të “arrestit në burg”, pasi Prokuroria hoqi dorë nga akimi.

Ndërsa kërkesa e Encës për ta vlerësuar të paligjshëm arrestimin e saj është rrëzuar, pasi ankimi është ushtruar jashtë afatit ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat