I ishte mpirë krahu – Kevin Spacey dërgohet me urgjencë në spital

Mediale Vip

I ishte mpirë krahu – Kevin Spacey dërgohet me urgjencë në spital

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 21:58
Kevin Spacey

Kevin Spacey u dërgua me urgjencë në spital nga një festival në Uzbekistan pasi ndjeu të gjithë krahun e tij të majtë të mpirë për rreth tetë sekonda.

Ylli i “House of Cards”, 64 vjeç, kishte frikë se pësoi një atak në zemër, por pasi iu nënshtrua një sërë testesh, përfshirë një MRI, kuptoi që nuk ishte asgjë serioze.

Ai u sëmur në qytetin antik të Samarkandit, ndërsa ishte në një turne në Muzeun Afrasiyab dhe u dërgua me urgjencë në Klinikën Diagnostike Innova, ku “u trajtua profesionalisht nga mjekët dhe stafi”.

Zoti Spacey më vonë u kthye në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tashkent, u shfaq në skenë dhe i tha audiencës se shëndeti i tij ishte në gjendje të mirë.

Aktori i famshëm rreth katër muaj më parë është liruar nga akuzat për abuzim seksual.

I njëjti madje premtoi se do t’i rikthehet aktrimit dhe të dëshmojë se është ende një nga më të mirët.

Ylli i “K-PAX” është shumë optimist për të ardhmen dhe rikthimin e tij, pasi në atë kohë ai ishte një nga yjet më të mëdhenj në industri dhe fansat e tij vazhdojnë ta mbështesin pas gjithë këtyre viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat