Shifra marramendëse, zbulohen përfitimet javore të Dua Lipës gjatë vitit 2022

Mediale Vip

Shifra marramendëse, zbulohen përfitimet javore të Dua Lipës gjatë vitit 2022

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 06:04
Dua Lipa

Pasuria e Dua Lipës ka pësuar një rritje të lartë gjatë 2022, me 154 mijë funte në javë të fituara derisa ajo ka bërë investime në prona dhe paratë tjera i ka fituar nga shitja e biletave në turne

Pop princesha Dua Lipa është më e pasur së sa shumë pjesëtar të oborrit mbretëror.

Këngëtarja kosovare që ka lindur në Londër ka pasur një rritje të pasurisë prej 154 mijë funte në javë vitin e fundit – derisa ajo ka bërë investime të mençura si dhe për shkak të turneut të saj të suksesshëm.

Asetet neto për “krijimet e saj artistike” që i takojnë kompanisë së saj Radical kanë arritur deri në 30 milionë funte, 21.7 milionë funte më shumë së vitit 2021, sipas një raporti të publilkuar këtë javë.

Por, paratë që ajo ka fituar nuk kanë ardhur vetëm nga turneu i saj Future Nostalfia, që ka kontribuar më së shumti në rritjen e pasurisë së saj. Portofoli i saj u rrit edhe nga aksionet që nga 3 milionë funte shkuan në 13 milionë ku ajo bëri një blerje të mençur të një prone afër St Pancras Station për 1.5 milion funte, thone llogarite e saj.

Kompania, e cila më parë quhej Dua Lipa Ltd deri në vitin e fundit por që tani ka ndryshuar në Radical 22, kanalizon fitime nga honoraret, përqindja e të drejtave të autorit, paraqitjet e saj “live” dhe investimet.

Turneu i saj 91 ditor që zgjati nga shkurti deri në nëntor vitin e kaluar ka pasur qarkullim më shumë së 83 milionë funte dhe është përcjellur më shumë së nga 1.3 milion fansa.

Këngëtarja e hitit “New Rules” pritet që të lansojë albumin e saj të tretë në fillim të vitit të ardhshëm dhe duket se pasuria e saj ka pasur rritje edhe këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat