Adrola Dushi ekspozon linjat e trupit në imazhet e reja me bikini

Mediale Vip

Adrola Dushi ekspozon linjat e trupit në imazhet e reja me bikini

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 16:48
Adrola Dushi

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi është një prej vajzave më të përfolura në showbizz.

Ish-Missi merr çdo herë vëmendje dhe paraqitjet e saj janë unike dhe mjaft të komentuara.

E njohur për bukurinë natyrale dhe fizikun e përsosur, Adrola u kujdes që edhe një herë t’i vinte në pah ato përmes disa imazheve të reja.

Bukuroshja zeshkane publikoi foto të reja në llogarinë e saj në Instagram ku shihet e veshur me bikini.

Adrola pozoi në plazh e veshur vetëm në bikini me ngjyrë të zezë, duke vënë në fokus linjat atraktive ndërsa u shfaq pa makijazh.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi)

Natyrisht, nuk munguan as komentet dhe pëlqimet nga ana e miqve dhe admiruesve të saj të shumtë.

Ndryshe, Adrola tash e një kohë ka qëndruar larg ndonjë projekti duke vendosur fokusin dhe përkushtimin e saj ndaj familjes dhe djalit të saj.

Modelja ndërkohë pretendohet se prej kohësh po shijon një romancë me reperi e njohur nga Kosova, Capital T.

Megjithatë, dyshja ndonëse janë parë bashkë në disa raste nuk i kanë mohuar e as konfirmuar ende këto raportime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat