Mbresa rikthehet në “Big Brother VIP Kosova”, ja detajet

Mediale Vip

Mbresa rikthehet në “Big Brother VIP Kosova”, ja detajet

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 06:15
Mbresa

Mbresa u bë e njohur nga pjesëmarrja në edicionin e parë të “Big Brother VIP Kosova”.

Një pjesë e mirë e publikut e njohu për herë të parë këtë vajzë me karakter të fortë, që dinte ti përballte debatet dhe një këngëtare të talentuar.

Mbresa, po i rikthehet edhe një herë formatit që e bëri të njohur gjerësisht, por tani në rolin e prezantueses

Siç merret vesh, ish banorja e “BBVK”, të cilës edhe i ishte premtuar një kontratë pune në “Klan Kosova”, do ta prezantojë emisionin “Big Talk”, ku do të diskutohen dinamikat dhe zhvillimet brenda “Big Brother”.

Reality show pritet të filloi së shpejti dhe kureshtja është e madhe për banorët, opinionistët dhe shtëpinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat