Blero për të dashurën e re: Nganjëherë vetëm mendoj me veten si pata kaq shumë fat, nuk e di

Mediale Vip

Blero për të dashurën e re: Nganjëherë vetëm mendoj me veten si pata kaq shumë fat, nuk e di

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 20:30
Blero

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, duket se është duke e shijuar në maksimum lidhjen e tij të re.

Ai shpesh publikon imazhe me dedikime për të dashurën e tij, pa e zbuluar identitetin e saj.

Njëlloj, këngëtari i hitit “N.U.N” veproi edhe në fotografinë e fundit të ndarë me ndjekësit e tij në InstaStory.

Bëhet fjalë për një imazh, ku shfaqej një buqetë me lule në një dhomë të errët, teksa në mbishkrimin e saj pati disa fjalë dashurie.

“Nganjëherë vetëm të shikoj dhe mendoj me veten: Si pata kaq fat, nuk e di. Por të lutem dije që jam mirënjohës për ty çdo ditë dhe nuk mund ta shpjegoj me fjalë. Por thjeshtë e di se të dua”, ka shkruar Blero në fotografi.

Image
Postimi

Ai ka etiketuar edhe një llogari të Instagramit, e cila i përket të dashurës së tij, por është pa emrin dhe mbiemrin e vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat