“Kledi Kadiu nuk ma dha kurrë atë që meritoja”/ Ardit Çuni habit me deklaratën

Mediale Vip

“Kledi Kadiu nuk ma dha kurrë atë që meritoja”/ Ardit Çuni habit me deklaratën

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 13:42
Ardit Çuni me balerinen

Këngëtari i njohur, Ardit Çuni, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Në shtëpinë Tonë” në Top Channel, ku ndër të tjera foli edhe për eksperiencën e tij në “Dancing With The Stars”

Ish-konkurrenti u shpreh se mësimi që ka marrë nga aty, por jo vetëm, është se ‘talenti nuk është gjithçka’

“Mësimi që kam marrë, jo vetëm nga Dancing, por nga shumë kompeticione në Shqipëri dhe jo vetëm, se nuk ndodh vetëm këtu, është që talenti nuk është gjithçka. Mos u bazo gjithmonë vetëm tek talenti dhe ajo që di të bësh.

Qoftë te puna, te marketingu, mënyra se si shitesh, fansat, publiku. Nuk është vetëm ajo që di të bësh”, tha Arditi.

Ndërkohë pyetjes “nëse do të kishte qenë Ilir Shaqiri kryetar i jurisë në edicionin e kaluar, mendon se do kishe fituar?”, këngëtari i njohur u përgjigj i bindur se ‘po’.

Sipas tij, Kledi Kadiu nuk i dha kurrë atë që ai meritonte, në asnjë moment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat