Madonna reagon për ngjarjet e fundit në Izrael: Vërtet zemërthyese, imagjinoni sikur kjo të ndodhte me ju

Mediale Vip

Madonna reagon për ngjarjet e fundit në Izrael: Vërtet zemërthyese, imagjinoni sikur kjo të ndodhte me ju

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 14:30
Madonna

Këngëtarja legjendare Madonna shprehu solidaritetin me Izraelin, teksa vendi po zhvillon një luftë me militantët e Hamasit.

Në një video të publikuar në rrjetin social Instagram, këngëtarja e hitit “Like a Virgin” shprehu shqetësimin e saj për situatën fragjile në Izrael.

“Ajo që po ndodh në Izrael është shkatërruese. Të shikosh të gjitha këto familje dhe veçanërisht fëmijët duke u grumbulluar, sulmuar dhe vrarë në rrugë është zemërthyese”, shkroi këngëtarja në një video e cila shfaqte dhunën kundër civilëve izraelitë.

“Imagjinoni sikur kjo të ndodhte me ju? Është e pakuptueshme. Konfliktet nuk mund të zgjidhen kurrë me dhunë. Fatkeqësisht, njerëzimi nuk e kupton këtë të vërtetë universale. Nuk e ka kuptuar kurrë”, shtoi më tej Madonna.

“Ne jetojmë në një botë të shkatërruar nga urrejtja. Zemra ime është për Izraelin. Për familjet dhe shtëpitë që janë shkatërruar. Për fëmijët që kanë humbur. Për viktimat e pafajshme që janë vrarë. Për të gjitha vuajtjet. Unë lutem për ju Le të lutemi të gjithë. Për Izraelin, për paqen”, përfundoi ajo.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Madonna (@madonna)

Kujtojmë që Madonna ka qenë e ftuar special për të kënduar në Izrael në vitin 2019, në Eurovisionin e tij viti që u mbajt në Tel Aviv. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat