Përfundojnë xhirimet e filmit “Odiseja e Gëzimit”

Mediale Vip

Përfundojnë xhirimet e filmit “Odiseja e Gëzimit”

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 16:40
“Odiseja e Gëzimit”

Kanë përfunduar xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë “Odiseja e Gëzimit” me skenar dhe regji të Zgjim Terziqi,  Producente Valmira Hyseni, bashkëprodhim i Plan Bee Films nga Kosova dhe Mon Ballon Production nga Franca dhe subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës.

Në film luajnë Diar Sadiku, Lucie Fagedet, Frederic Radepont, Iñaki Lartigue, Njomeza Fetiu, Meli Qena, Edon Rizvanolli, Tristan Halilaj, Eli Gashi, Dukë Sllamniku, Ernest Malazogu, Bajram Kafu Kinolli, Milot Hoxha, etj.

“Odiseja e Gëzimit” ka filluar xhirimet me datë 9 shtator dhe ka përfunduar xhirimet me datën 9 tetor, përfshirë këtu 25 ditë pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat