Mesazhi i aktorit Salsano Rrapi për shikuesit e “Në Kuadër të Dashurisë”: “Shijojeni filmin dhe mos paragjykoni asgjë”!

Mediale Vip

Mesazhi i aktorit Salsano Rrapi për shikuesit e “Në Kuadër të Dashurisë”: “Shijojeni filmin dhe mos paragjykoni asgjë”!

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 17:25
Salsano Rrapi

Mbrëmjen e djeshme u mbajt premiera e madhe e “Në kuadër të dashurisë”. Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit u shfaq për herë të parë në Pallatin e Kongreseve.

“Në kuadër të dashurisë” përmban një kast të mahnitshëm aktorësh dhe personazhesh shumë të dashur për audiencën e gjerë.

Në një intervistë ekskluzive ishte edhe aktori i njohur Salsano Rrapi, i cili luan rolin e Enos. Një personazh që nukka shumë skena në film, por ka rëndësinë kryesore në disa prej tyre. Si vjen ai në këtë film?

Në fakt, unë nuk është se jam shumë në film, por jam i sigurtë që do të mbetem në mendjen e publikut për atë që kam bërë në film.

Por, çfarë është kjo gjëja e rëndsishme që Eno ka bërë?

Unë nuk jam një njollë e zezë, por jam një e zezë me nuancë të kuqe.

Çfarë pritshmërishë ka Salsano Rrapi dhe bashkëshorja e tij, Erjona Kakeli, për filmin “Në Kuadër të Dashurisë”?

Kam pritshmëri. Do të shoh si fillim profesorin tim, Ndriçim Xhepa, dhe pastaj të gjithë të tjerët. Sigurisht edhe burrin, por jam absolutisht shumë kurioze.

Mesazhi i aktorit Salsano Rrapi për të gjithë ata që do ta shikojnë filmin është:

Shijojeni filmin dhe mos paragjykoni asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat