Çka i tha Bali Muharremaj, Diellza Kolgecit që e emocionoi shumë?

Mediale Vip

Çka i tha Bali Muharremaj, Diellza Kolgecit që e emocionoi shumë?

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 00:26
Diellza Kolgeci 

Këngëtarja Diellza Kolgeci ka folur rreth babit të saj të ndierë dhe personave të cilët e kanë dashur dhe respektuar shumë.

Ajo e tregon një ngjarje e cila kishte ndodhur gjatë një darke më kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj.

“Ishim më një darkë me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj edhe un nuk e njoha mu afru dhe me të vërtetë më ka emocionu shumë.

Një njeri si ai që me të vërtetë krejt populli i Suharekës po e dojke para gjithë atyre njerëzve mi tha disa fjalë që unë nuk i kisha ditë, sa e kishte përkrahë babi im kur ai kishte punu në Slloveni kur ishte i ri dhe ai më tha se un jam ky njeri që jam pikërisht përshkak të babit tënd, dhe shumica e njerëzve kur dëshirojnë të thojnë diçka flasin kur janë vetëm por ai këto fjalë mi tha në prezencë të shumë njerëzve dhe unë u emocionova shumë dhe thashë a egzistojnë këta njerëz kaq të mëdhenjë sepse thjeshtësia është madhëri”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat