E mërzitur për shkak të Ledrit? Sara Hoxha tregon arsyen e vërtetë

Mediale Vip

E mërzitur për shkak të Ledrit? Sara Hoxha tregon arsyen e vërtetë

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 06:09
Sara Hoxha

Në TikTok dhe rrjetet e tjera sociale qarkullojnë video nga daljet e fundit publike të Sara Hoxhës, si në televizion, ashtu edhe në platformat online, ku shfaqet jo shumë e qeshur si më parë, pra me pak fjalë e mërzitur. Por cila është arsyeja për këtë? Disa fansa thonë është Ledri, sidomos pas faktit që mbrëmë reperi (për arsyet e tij) nuk ishte pranë partneres në premierën e “Në Kuadër të Dashurisë” ose për shkak të gjithë “dramës” me Dafinën e të tjerët.

Gjithsesi, e vërteta është larg kësaj. Arsyeja pse Sara shfaqet e ndryshuar në pamje është fakti që ka bërë një ndërhyje në fytyrën e saj. Këtë e pranon vetë fituesja e “DWTS 1”, me anë të një video-je sqaruese në Instagram, ku po ashtu tregon edhe llojin e ndërhyrjes esketike.

Bëhet fjalë për botox, në zonën e “gummy smile”, për të fshehur me pak fjalë mishrat e dhëmbëve kur buzëqesh.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Prive.al (@prive.al)

Sara thotë se kjo nuk i ndodh më dhe është mjaft e lumtur, por pamja i ka ndryshuar sepse është ende e fryrë në atë zonë, madje edhe familja “e tall” për këtë ndryshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat