Ndodh e papritura në ‘DWTS’, konkurrentja ndërpret provat

Mediale Vip

Ndodh e papritura në ‘DWTS’, konkurrentja ndërpret provat

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Në natën e dytë të ‘Dancing With The Stars’ do të ketë për herë të parë një eliminim, e për këtë arsye konkurrentët po mbledhin forcat në prova për të dhënë më të mirën e tyre në spektaklin live.

Megjithatë duket se njëra prej tyre nuk po e ‘fiton’ ende eksperiencën e re. Bëhet fjalë për Fifin, e cila gjatë provave shfaqej e lodhur aq sa u desh edhe t’i ndërpriste ato.

Në video shihet teksa partneri i saj i kërcimit, Graciano përpiqet ta motivojë por më kot.

Pjesë nga diskutimi: 

Fifi: Tetë herë rrotullim! Nuk po shoh

Graciano: Hë se kalon

Fifi: Ç’desha unë që erdha këtu

Graciano: Zanat i vështirë

Fifi: Doja padjeshka unë

Graciano: Pse të mos i bësh, çfarë të mungon

Fifi: Kurrgjë

Graciano: Asgjë nuk të mungon!

Fifi: E di çfarë kuptova, që paskam tru

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat