Deamishel thotë se nuk flet më me Luiz Ejllin: Më ka ofenduar sërish

Mediale Vip

Deamishel thotë se nuk flet më me Luiz Ejllin: Më ka ofenduar sërish

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 21:37
Dea

Luiz Ejlli dhe Deamishel nuk kanë pasur raporte të mira gjatë kohës që ishin në Big Brother VIP Albania 2.

Kjo marrëdhënie e ftohtë duket se po vazhdon akoma, posaçërisht pas asaj që ndodhi në një nga koncertet e artistit shkodran në korrik.

I njëjti e kishte ofenduar prezantuesen e njohur dhe pas kësaj pati edhe polemika të tjera.

Së fundmi gjatë premierës së “Në kuadër të dashurisë”, Dea theksoi se nuk ka folur më me Luizin, pasi nuk mund t’i flasë dikujt që ofendon.

Ndonëse në këtë film nuk kishin një skenë xhirimi të përbashkët, ajo zbulon se nuk kanë folur fare.

“Jo. Si mund t’i flasësh dikujt që të ofendon në atë lloj mënyre”, u shpreh bukuroshja e njohur.

Dea veç tjerash shtoi se do të jetë edhe në projekte të tjera filmike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat