Përballja e ndeshjes Shqipëri-Çeki është mes çiftit Afërdita dhe Jakub

Mediale Vip

Përballja e ndeshjes Shqipëri-Çeki është mes çiftit Afërdita dhe Jakub

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 14:00
Afërdita dhe Jakub

Ndeshja e 12 tetorit Shqipëri-Çeki është shumë e rëndësishme për Kombëtaren tonë. Teksa ethet janë shtuar, ka dhe nga ata që janë paksa në “hall” për kë të bëjnë tifo.

Modelja shqiptare Afërdita Dreshaj dhe burri i saj Jakub do të jenë “kundërshtarë”. Jakub është çek, duke e bërë sigurisht tifoz për Kombëtaren e tij çeke, Afërdita shqiptare, tifoze e Kombëtares shqiptare. Dhe pikërisht për këtë çështje kanë bërë një bisedë që modelja e ka postuar në “Instastory”, ku e pyet se për cilën skuadër do të bëjë tifo ai, dhe ky i fundit e pyet për të njëjtën gjë, duke theksuar se ka jetuar disa vite në Çeki.

“E dua Çekinë, por shkojmë Shqipëria”, thotë  Afërdita në fund të videos, dhe padyshim në fund tha edhe “Jemi Çeki vs Shqipëri”!

Epo paskemi një ndeshje tjetër këtu.

Ju me kë jeni?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat