‘Ti veç feministe s’je’/ Melinda e pranon që po, thumbin e kishte me Dafinën

Mediale Vip

‘Ti veç feministe s’je’/ Melinda e pranon që po, thumbin e kishte me Dafinën

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 14:26
Dafina- Melinda

Dyshimet moren fund. Po, Melinda pranoi që e kishte me Dafinën thumbin e pak ditëve më parë.

Siç mund ta keni lexuar, reperja shkroi në profilin e saj në Threads: “Ti veç feministe s’je” shoqëruar me emoji-n e një kllouni.

Postimi i saj pasoi një shkrim të Dafinës në Threads, ku shprehej: “Ndihem ekstremisht krenare dhe e lumtur kur më tregojnë organizatorët që kam një përqindje shumë më të madhe të femrave sesa të meshkujve që më vijnë në koncerte! Gratë që mbështesin dhe duan gratë e tjera është super fuqi.” 

Dikush i komentoi Melindës: “[U bë] b*tha jote [t’i bëj] diss Dafinës”. Reperja zgjodhi të mos e mohonte që e kishte me Dafinën, përkundrazi e konfirmoi me ironi duke thënë: “Po, kam një prapranicë të bukur.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat