Shkurte Fejza e këndon live sonte në “Air Albania” hitin e saj “Mora fjalë”

Mediale Vip

Shkurte Fejza e këndon live sonte në “Air Albania” hitin e saj “Mora fjalë”

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 15:47
Shkurte Fejza

Shqipëria synon sot suksesin e radhës në grupin E të eliminatoreve të “Euro 2024”. Në Arenën Kombëtare zbarkon Çekia, një nga rivalët direkt të kombëtares kuqezi për të mbërritur në Gjermani verën e ardhshme.

E sonte, kjo përballje nuk do të jetë thjesht një ndeshje, por një spektaklët emocionues. Dëfrim Methasani në një lidhje direkte për RTSH 24 pak minuta më parë, ka zbuluar artisten e cila do të performojë në fushë për t’i dhënë më shumë zemër kuq e zinjve tanë.

Artistja e mirënjohur Shkurte Fejza do të jetë hajmalia e mbrëmjes së sotme. Ajo do të këndojë këngën ikonike “Mora fjalë” duke na cuar zemrat peshë në këtë mbrëmje të madhe.

E në përfundim, shpresojmë që gjithcka të mbyllet me një fitore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat