72 orë kohë në vilë për t’u bërë çift, çfarë ka rezervuar fati për Arlindin?

Mediale Vip

72 orë kohë në vilë për t’u bërë çift, çfarë ka rezervuar fati për Arlindin?

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 17:16
Arlindi

Arlindi një nga djemtë e Love Island Albania, mbeti ‘single’ pas rikrijimit të çifteve që ndodhi gjatë ‘Prime’. Asnjë nga vajzat nuk e zgjodhi atë.

Drejtuesja e spektaklit, Luana Vjollca i la Arlindit 72 orë kohë që të bëhet çift me një nga vajzat që është brenda vilës.

Ueda e cila është çift këtë javë me Xhulion, kaloi natën në ‘Fole’ me Arlindin.

Ajo fitoi një bonus gjatë ‘Prime’, ku duhet të zgjidhte një nga djemtë për të kaluar natën në ‘Fole’ dhe zgjodhi Arlindin.

Gjithashtu ajo ka shprehur edhe pëlqimin për Arlindin, lajmin e lexoni këtu.

Në episodin ditor që do të transmetohet sot në orën 18:20, do të mësojmë më shumë se farë ka ndodhur me Arlindin.

A është bërë ai çift me ndonjë nga vajzat që ndodhen në vilë, apo do të largohet prej saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat