Dua Lipa rikthehet me postime në Instagram: Ju kisha munguar?

Mediale Vip

Dua Lipa rikthehet me postime në Instagram: Ju kisha munguar?

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 22:51
Dua Lipa

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, është rikthyer me një postim në Instagram.

Kjo vjen pasi fshiu të gjitha fotografitë në rrjetin social, ku numëron mbi 88 milionë ndjekës.

Arsyeja thuhej se ishte për shkak të albumit të ri, i cili pritet të publikohet së shpejti.

Megjithatë, bukuroshja me origjinë shqiptare ka publikuar sot (e enjte) një imazh ku vërehet një ndryshim në pamje.

Krijuesja e hitit “Levitating” ka sjell një imazh nga afër ku shihet më flokë të kuqe të errët.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“Ju kam munguar?”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë.

Të shumta qenë komentet përkrah postimit, fansat e së cilës u shprehën të lumtur me kthimin e 28 vjeçares.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se çfarë surprize ka përgatitur Dua për fansat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat