Xhoana flet për marrëdhënien e Arlindit dhe Uedës pas largimit nga vila

Mediale Vip

Xhoana flet për marrëdhënien e Arlindit dhe Uedës pas largimit nga vila

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 17:58
Xhoana

Të dielën që lamë pas, Xhoana u eliminua nga vila e dashurisë. Arlindi mbeti ‘single’ dhe kishte 72 orë kohë të bëntë përvete një nga vajzat.

Pas 72 orësh, Arlindi shprehu pëlqimin e tij për Uedën. Nga ana tjetër edhe Ueda u pa shumë e afërt dhe e lumtur me veprimin e Arlindit.

E duket se gjithë këto situata të krijuara, nuk i kanë pëlqyer aspak Xhoanës e cila po i ndjek tanimë nga jashtë.

Përmes një bisede virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ajo ka folur gjatë rreth ngjarjeve të fundit të krijuara në vilë.

Xhoana është shprehur se ndihet e zhgënjyer nga veprimet e Arlindit dhe beson se marrëdhënia e tij me Uedën nuk është aspak reale, por është në interes të të dyve për vazhdimësinë e lojës.

Image
Postimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat