Transgjinorja Edona James pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova?

Mediale Vip

Transgjinorja Edona James pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova?

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 06:52
Transgjinorja Edona James

Tashmë në shumë pak ditë pritet të nisë edicioni i dytë i spektaklit Big Brother VIP Kosova.

Pritet që shumë banorë VIP t’i bashkohen aventurës së madhe, teksa tashmë veç kanë nisur të përfliten disa prej emrave që mund të hynë.

Telegrafi ka mësuar nga burime pranë produksionit se një prej banorëve që ka marrë ftesë për të qenë pjesë është edhe transgjinorja Edona James.

Duket se edhe vet kjo e fundit në një lloj forme e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një nga postimet e fundit në rrjetet sociale.

“Pres me padurim projekte të reja projekte interesante. Thjesht po them, po them, bëni durim disa ditë, do të fillojë diçka vërtet e mrekullueshme”, shkroi ajo, teksa postimit ia bashkangjiti fjalën hashtagun #reallity (spektakël).

Edona e cila është e lindur me emrin origjinal Kujtim Shehu dhe ka origjinë nga Suhareka, është rritur në Gjermani ku edhe ka ndryshuar gjininë.

Ajo mori famë veçanërisht në vitin 2014, kur u përfol për një aferë me legjendën e futbollit gjerman, Stefan Effenberg.

Ndërkohë po atë vit ra në vëmendjen e mediave vendore si transgjinorja e parë shqiptare, teksa Prive aso kohe i kushtoi një kronikë të titulluar “Shqiptari që kaloi ylberin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat