"E ke kap shumë keq me ne", Lori dhe Graciano "thumbojnë" njëri-tjetrit

Mediale Vip

"E ke kap shumë keq me ne", Lori dhe Graciano "thumbojnë" njëri-tjetrit

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 08:42
Graciano, Lori

Si çdo të premte, tashmë spektakli televiziv "DWTS" sjell polemika të reja midis jurisë dhe konkurrentëve.

Fifi dhe Graciano, kësaj rradhe erdhën me një vals konteporan, por mesa duket Lorit, e cila është pjesë e jurisë, nuk i ka pëlqyer.

"Unë vazhdoj të them që kjo nuk është postura e duhur për një vals", tha ajo.

"Dhe unë vazhdoj akoma të them që ti e ke kapur keq me ne", i është kthyer Graciano me të qeshur.

" Nuk do doja ta kapja fare me asnjërin nga ju, por më duhet të them patjetër gjërat teknike dhe gjërat kryesore të disiplinës, pasi në disiplinën standarte është shumë e rëndësishme shpina", sqaroi Lori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat