E ka shok, Visjani dënon ashpër batutën e Albanos ndaj Trixës

Mediale Vip

E ka shok, Visjani dënon ashpër batutën e Albanos ndaj Trixës

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 21:38
Visjani dhe Albano

I ftuar në “S’e Luan Topi” Visjan Ukcenaj ka komentuar “batutën” maskiliste të shokut dhe kolegut të tij Albano Bogdos ndaj Beatrix dhe Alban Ramosajt.

Aktori tha se nuk e mbështet sigurisht dhe e konsideroi cinike abuzimin me fjalën e lirë.

“Albano ka qenë kolegu im gjithë këto vite dhe më vjen keq që e ka bërë këtë gabim. E di që nuk e ka bërë nga keqdashësia. Ndoshta nga entuziazmi. E ka marrë ai hovi i punës së re. Unë nuk e mbështes absolutisht. Asnjëherë nuk duhet të jemi cinik dhe të abuzojmë me lirinë e fjalës. Nga ana ime të isha i afërmi i Trixës do të ndjehesha shumë keq. Albano ka bërë një gabim,” - shtoi ai.

Kujtojmë që në hapjen e emisionit të tij të ri disa javë më parë, Albano e cilësoi Albanin si atë që i ka ** Donaldi motrën në BB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat