Albi Nako ka një 'vërejtje' për Lori Balën dhe Ilir Shaqirin

Mediale Vip

Albi Nako ka një 'vërejtje' për Lori Balën dhe Ilir Shaqirin

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 20:26
Albi Nako, DWTS

Ditën e sotme u zbulua se koreografi Albi Nako do jetë pjesë e "Dancing with the stars Fan Club" si opinionist i përhershëm. 

Kiara Tito tha se ai do ulet në karrigen e opinionistit çdo javë ku do flasë mbi programin e kërcimit dhe zhvillimet aty. 

Në puntatën e parë, Albi foli me kritika për natën e dytë të DWTS. 

“Një puntatë më e zbehtë se nata e parë. Pretendimi është më i madh për natën e dytë, në rritje. Është një kast, i shoh se kanë gjëra personale, hatërmbetje nga e shkuara”. 

Nako pati një kritikë edhe për kolegët e tij Ilir Shaqirin dhe Lori Balën. 

“Në lidhje me jurinë, me gjithë respektin që kam për të katërt, se kam punuar me ta. Iliri dhe Lori duke qenë se janë shumë profesionalë, duket sikur profesionalizmin e tyre duan që t’a ngulisin në mendjen e publikut. E dashje pa dashje dalin nga konteksti i tyre. Nuk arrij që t'i kuptoj ‘bravo, ulu 4 dhe nuk ishe mirë, 10 pikë’”, tha koreografi i njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat