Përballja e fortë e Arlindit dhe Xhoanës: Je sjellë si adoleshente!

Mediale Vip

Përballja e fortë e Arlindit dhe Xhoanës: Je sjellë si adoleshente!

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 22:31
Arlindi dhe Xhoana

Gjatë javës që lamë pas, në vilë është krijuar një çift i ri dhe bëhet fjalë për Uedën dhe Arlindin. Arlindi ka treguar interes për Uedën që kur ajo u fut në vilë. Tani që të dy ishin ‘single’, vendosën t’i japin një mundësi njëri-tjetrit për t’u njohur.

Ata janë parë në momente intime me njëri-tjetrin duke shkëmbyer puthje. Xhoana ka komentuar marrëdhënien e tyre edhe nga jashtë në rrjetet e saj sociale, dhe sonte ishte në studion e Love Island Albania në një përballje me Arlindit dhe të gjithë ishullorët.

Xhoana: Nuk kam fjalë, nuk e prisja nga asnjëri prej tyre, ata kanë shprehur antipati për njëri-tjetrin. Arlindi thoshte ajo shoqërohet me Aleksandros dhe s’më pëlqen. Ueda duhet të kishte pak më shumë respekt për mua. Ndjenjat që kam patur për Arlindin kanë qenë reale. Unë thoja do dal nga vila, Arlindi thoshte mos më lër vetëm.

Arlindi: Kemi patur një rrugëtim të bukur, por shumë të vështirë. Kam qenë shumë pranë teje në vilë gjithmonë. Shpresoj të më suportosh nga jashtë. Unë kam qenë shumë real me Xhoanën. Je sjellë si një adoleshente me mua, s’po të njoh më se kush je. Ke luajtur si një person që nuk je. Kam qenë i vetmi që të kam mbështetur në vilë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat