Vazhdojnë problemet shëndetësore për Bruce Willis: Nuk flet dhe nuk lexon më

Mediale Vip

Vazhdojnë problemet shëndetësore për Bruce Willis: Nuk flet dhe nuk lexon më

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 07:33
Bruce Willis

Një mik i Bruce Willis, Glenn Gordon Caron, ka zbuluar gjendjen e trishtuar në të cilën është aktori pasi u tërhoq nga aktrimi për shkak të një çrregullimi të trurit të quajtur afazi dhe më pas u zbulua se vuante nga demenca.

Pasi e vizitoi, Glenn zbuloi gjendjen e vërtetë të aktorit në një intervistë për Page Six.

“Ai nuk e ka më gëzimin e të jetuarit”, tha ai.

“Ndjenja ime është se ai e di kush jam unë vetëm në tre minutat e para të bisedës. Ai nuk flet më, dikur ishte një lexues i zjarrtë, por tani ka hequr dorë”, shtoi ai.

Tutje, Caron theksoi: “Të gjitha ato aftësi gjuhësore nuk janë më të disponueshme për të. Kur je me të, e di se ai është Bruce dhe je mirënjohës që ai është aty, por nuk ka më gëzim në të”.

Kujtojmë se në mars të vitit të kaluar aktori u diagnostikua me afazi, një çrregullim i trurit që ndikon në aftësinë për të komunikuar në mënyrë efektive dhe në shkurt të këtij viti ai u diagnostikua me demencë frontotemporale (FTD).

Gruaja e tij ndau detajet e diagnozës së tij me të cilat po merret familja dhe pranoi se është “e vështirë të dihet” nëse aktori është në dijeni të gjendjes së tij dhe shëndetit të përkeqësuar.

“Ajo që po mësoj është se demenca është e vështirë. Është e vështirë për personin e diagnostikuar, është e vështirë për familjen. Dhe nuk është ndryshe për Bruce, mua apo vajzat tona. Është me të vërtetë një sëmundje familjare”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat