Gigi Hadid mbrojti palestinezët, reagon qeveria izraelite: Po i ktheni shpinën foshnjave të masakruara?

Mediale Vip

Gigi Hadid mbrojti palestinezët, reagon qeveria izraelite: Po i ktheni shpinën foshnjave të masakruara?

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 20:22
Gigi Hadid

Qeveria izraelite i dha përgjigjen e saj Gigi Hadid, për postimet që ajo bëri në favor të popullit palestinez.

Modelja e njohur me origjinë palestineze ka publikuar pak ditë më parë një histori në llogarinë personale në Instagram, ku shkruante: “Dënimi i qeverisë izraelite nuk është antisemite dhe mbështetja e palestinezëve nuk është mbështetje për Hamasin”.

Me shpejtësi, qeveria e Izraelit u sigurua që t’i përgjigjet asaj që shkroi Gigi Hadid në Instagram.

“A keni fjetur javën e fundit? Apo thjesht ua ktheni shpinën foshnjave hebreje që masakrohen në shtëpitë e tyre?

Heshtja juaj është krejtësisht e qartë se kë po mbështesni. Shihemi”, shkruhet në postimin që është ngarkuar në llogarinë zyrtare në Instagram të mbajtur nga qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat