Linda Halimi rikthehet me këngën “Ain’t Ya Average”

Mediale Vip

Linda Halimi rikthehet me këngën “Ain’t Ya Average”

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 20:26
Linda Halimi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Artistja ka sjellur këngën në gjuhën anglese që mban titullin “Ain’t Ya Average”.

Projektin e ri ajo e solli të shoqëruar edhe me videoklip, në të cilin u shfaq tejet atraktive në veshje të ndryshme.

Kënga tashmë gjendet e lansuar në kanalin zyrtar të këngëtares në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e saj.

Ndryshe, kujtojmë që Linda krahas angahzimeve në muzikë është mjaft e përkushtuar edhe ndaj rrjeteve sociale, sidomos në platformë TikTok.

Vetëm së fundmi, ajo zbuloi se nga TikTok-u paguhet mjaft mirë madje nga parat e fituara aty ka arritur të blej një shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat