Jennifer Lopez shfaqet publikisht me vajzën e saj

Mediale Vip

Jennifer Lopez shfaqet publikisht me vajzën e saj

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 23:21
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez është parë duke dalur me vajzën e saj Emme (15) në shoping gjatë vikendit që lamë pas

Lopez ka qenë duke ecur dorë për dore me vajzën e saj 15 vjeçare Emme në Los Angeles të dielën.

Aktorja e filmit “The Mother”, ka pasur të veshur pantollona të ngushtë ngjyrë argjendi dhe një xhamper të bardhë.

Ajo e ka kompletuar dukjen e saj me një çantë gri në krah derisa ka pasur një akcesorë me hijëzime të zeza.

Emme është binjake me një djalë që quhet Max dhe binjakët janë fryt nga ish martesa e JLo me Marc Anthony (55) me të cilin ajo ishte e martuar nga viti 2004 deri më 2014. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat