“Ne jemi perandori”- Getinjo reagon pasi shtëpia e Mozzikut ishte pre e hajdutëve

Mediale Vip

“Ne jemi perandori”- Getinjo reagon pasi shtëpia e Mozzikut ishte pre e hajdutëve

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 09:05
Getinjo dhe Mozzik

Reperi i njohur, Mozzik mbrëmë (9 tetor) njoftoi se hajnat kanë hyrë në shtëpinë e tij duke vjedhur 100 mijë euro para të gatshme, bizhuteri ari dhe rreth 16 armë.

Për rastin e grabitjes, rap-artisti tha se ishte njoftuar Policia e Kosovës, të cilët po punonin për zgjidhjen e rastit.

Pas njoftimi të Mozzikut, nuk ka munguar edhe një reagim nga vëllai i tij, reperi tjetër Getinjo.

Geti ka shpërndarë në InstaStory të njëjtin postim të Mozzikut, duke thënë: "Hajt se një ditë do u gjej pahiri, jetës nuk i dihet”.

Më pas, Getinjo në një tjetër postim ka publikuar një foto të Mozzikut, ku ai shihej i qetë duke u relaksuar me telefon në dorë.

Image
Postimi

“Ne jemi perandori o budall”, ka shkruar Getinjo sipër imazhit.

Ndryshe, kujtojmë që të dy vëllezërit mbesin aktiv me koncerte dhe mbrëmje muzikore, ku zakonisht janë të ftuar dhe performojnë së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat