​Christina Aguilera tregon linjat trupore me veshjen e saj

Mediale Vip

​Christina Aguilera tregon linjat trupore me veshjen e saj

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 21:50
Christina Aguilera

Christina Aguilera tregoi fizikun e saj me dollakë të zeza të ngushta teksa u largua nga Jimmy Kimmel Live të martën.

Këngëtarja, 42 vjeçe, dukej e senzacionale me veshjen e saj teksa doli me stil nga emisioni.

Ajo i përshtati pantallonat me një bluzë sateni të cilat ia shfaqnin linjat e saj trupore.

Bukuroshja bjonde plotësoi "look"-un me syze dielli të errëta, vathë argjendi dhe një sërë gjerdanësh elegant.

Christina e rriti gjatësinë e saj me taka me rripa teksa doli nga studiot me një shoqërues mashkull.

Më herët në mbrëmje, ajo kishte ardhur me një veshje ndryshe, me çizme të gjata me taka lëkure dhe një fund me model të kuq, të cilin e përshtati me një xhaketë të zezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat