Shqiptarja Heidi Baci largohet nga Grande Fratello pas takimit me të atin gjatë spektaklit

Mediale Vip

Shqiptarja Heidi Baci largohet nga Grande Fratello pas takimit me të atin gjatë spektaklit

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 22:22
Shqiptarja Heidi Baci

Spektakli “Grande Fratello” ka nisur edicionin e ri në shtator.

Spektakli i famshëm italian ka mirëpritur konkurrentë të shumtë e në mesin e tyre edhe një shqiptare (25 vjeçare), Heidi Baci.

Ajo kishte zbuluar se së bashku me familjen e saj janë zhvendosur prej vitesh dhe jetojnë në Pescara.

E njëjta vendosi që të largohej nga shtëpia e Big Brother pas episodit live, pasi i kishte ardhur befasi i ati.

Ai ishte i pakënaqur nga afërsia e së bijës me një konkurrent tjetër të quajtur, Massimiliano Varrese dhe i kërkoi asaj të kthehej në shtëpi.

“Mami është e sëmurë, ai është plak dhe të keqtrajton. Eja me mua”, ishin disa nga fjalët e babit për Heidin.

E në fund të këtij shou, Baci vendosi që të largohej nga shtëpia më e famshme në Itali.

Në klipin prezantues, bukuroshja shqiptare tregoi se punon si sipërmarrëse në sektorin detar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat