Olta dhe Luizi bashkë në Derand Hotel

Mediale Vip

Olta dhe Luizi bashkë në Derand Hotel

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 20:21
Olta dhe Luizi

Nuk ndodh çdo ditë që personazhet më të përfolura të show bizit shqiptar t’i shohim rrugëve të Prishtinës.

Sot ishte një ndër ato ditë të rralla, në qendër të Prishtinës hasem në Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin, dy yjet që kishin rivalitet maksimal në Big Brother Vip Albania, sot u panë duke hyrë në Derand Hotel, hotelin më të ri në qendër të Prishtinës.

Arsyeja e vizitës së tyre me sa duket është premiera e filmit ‘Në kuadër të dashurisë’ që do të shfaqet sonte në Prishtinë, ku protagonistët kryesorë janë po këta dy.

Të gjithë sytë e publikut janë të fiksuar te projekti kinematografik që Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli po realizojnë së fundmi.

Pas mbylljes së “Big Brother”, dy aktorët kryesorë vendosën të punojnë së bashku për të krijuar një vepër dramë-romancë.

Filmi ‘Në kuadër të dashurisë’ është një nga temat më të komentuara të momentit, ku të gjithë ndjekësit janë të entuziazmuar të shikojnë personazhet e tyre të preferuar në aktrim. Kemi parë dhe disa momente nga ‘backstage’, dhe pak nga dy protagonistët Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, të cilët në një moment janë puthur, gjë që nuk e shohim shpesh tek prodhimet shqiptare të kinematografisë.

Siç duket, ata natën do ta kalojnë në Prishtinë, në Derand Hotel bashkë me kolege të tjerë të tyre Salsano Rrapi, Deamishell Hoxha dhe Besmir Bitraku, të cilët poashtu i pamë sot pranë Derand Hotel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat