Will Smith befason Jada Pinkett Smith në skenë: Marrëdhënia jonë është brutale dhe e bukur

Mediale Vip

Will Smith befason Jada Pinkett Smith në skenë: Marrëdhënia jonë është brutale dhe e bukur

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 13:24
Will Smith- Jada Pinkett Smith

Will Smith e befasoi Jada Pinkett Smith në skenë në Baltimore të mërkurën mbrëma për të deklaruar dashurinë e tij për të.

“Unë thjesht doja të dilja dhe të isha këtu për ty ashtu siç e ke qenë ti për mua”, tha fituesi i “Oscar” gjatë paraqitjes së tij në Bibliotekën Falas Enoch Pratt.

“Ne kemi pasur një marrëdhënie shumë, shumë të gjatë dhe të trazuar. Ne e quajmë ‘brutiale’. Ishte brutale dhe e bukur në të njëjtën kohë”, tha ai, sipas Baltimore Sun.

E habitur, Jada – e cila ishte në Shkollën e Arteve në Baltimore për të promovuar librin e saj me kujtime “Worthy” – nuk mund të mos shfaqte emocione teksa mbulonte gojën me njërën dorë, ndërsa bashkëshorti i saj bënte komentet.

Dyshes iu bashkuan fëmijët e tyre Jaden dhe Willow si dhe nëna e Jada, Adrienne Banfield Norris, e cila festoi ditëlindjen e saj të 70-të.

Djali 30-vjeçar i Will, Trey Smith, të cilin ai e ka me ish-bashkëshorten Sheree Zampino, gjithashtu iu bashkua familjes, shkruan PageSix.

Diku tjetër, Will Smith tha se bashkimi i çiftit ka qenë një “eksperiment publik i dobët në dashurinë e pakushtëzuar”, sipas Baltimore Banne.

“Ndërsa qëndroj këtu para jush sot, jam më i lumtur se kurrë në tërë jetën time”, tha ai.”Kam arritur çdo gjë që kam dashur ndonjëherë gjatë gjithë jetës sime. Nuk ka mbetur asnjë gjë që dëshiroj në këtë botë – të gjitha çmimet, të gjitha paratë, familjen – gjithçka që kam ëndërruar ndonjëherë”, shtoi ai.

Aktori i “I Am Legend” falënderoi Jadën për mbështetjen e karrierës dhe familjes së tij, duke thënë se ëndrrat e tij ishin “të ndërtuara kryesisht mbi themelet e sakrificave të Jada”.

Ai falënderoi gjithashtu nënën e dy fëmijëve për rritjen e Willow dhe Jaden, si dhe djalin e saj Trey.

“A mund të paraqitesh dhe ta duash dikë për pjesën tjetër të jetës, edhe kur nuk je dakord me të?”, tha Will.

“Jada është shoqja më e mirë që kam pasur ndonjëherë në këtë planet dhe unë do të paraqitem për të dhe do ta mbështes atë për pjesën tjetër të jetës sime”, përfundoi ylli.

Aktorja e “Girls Trip”, 52, javën e kaluar zbuloi se ajo dhe aktori janë ndarë që nga viti 2016 – madje jetojnë të ndarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat