Luana Vjollca sjell poza atraktive nga Milano

Mediale Vip

Luana Vjollca sjell poza atraktive nga Milano

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 13:38
Luana Vjollca

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca merr çdo herë vëmendje me paraqitjet e saj, që janë gjithmonë mjaft unike.

Bukuroshja e ekranit është ndër personazhet shqiptare më të ndjekura në Instagram, me mbi dy milionë fansa dhe aty sjell imazhe nga më të ndryshmet.

E njohur edhe për format joshëse të trupit, Luana ka sjellur edhe së fundmi disa imazhe në të cilat dukej në super formë.

Foto u shkrepën nga udhëtimi i saj në Milano të Italisë, ndërsa ajo shihet e veshur me bluzë ngjyrë bezhë dhe xhinse.

Për një dukej më të kompletuar, prezantuesja la flokët e gjata të lëshuara sipër, grim të lehtë me nuanca kafe dhe e përfundoi me aksesor ari.

Dukja e saj u pëlqye nga fansat, të cilët e vërshuan me komente nga më të ndryshme, shumica prej të cilave ishin pozitive.

Luana ndërkohë sa i përket karrierës është rikthyer me një projekt televiziv, “Love Island” që është një patentë ndërkombëtare dhe erdhi për herë të parë në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat