'Demaskove burrin në BBV!' Debat i ashpër mes Ronaldo Sharkës dhe Palomës

Mediale Vip

'Demaskove burrin në BBV!' Debat i ashpër mes Ronaldo Sharkës dhe Palomës

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 21:31
Paloma dhe Ronaldo Sharka

Një debat virtual ndodhi ditën e diel mes Rudina Demneri e njohur si Paloma dhe Ronaldo Sharkës.  Gazetarja ishte e ftuar për në “DWTS Fan Club”, ku u shpreh se Ronaldo bën mirë të prezantojë programin “Mos i bjer me top” sepse kërcimi nuk është fusha e tij. Paloma shtoi se kur dikush nuk e zotëron vetë një aftësi të tillë nuk ka as përse të paragjykojë të tjerët. 

Pas kësaj, i menjëhershëm ishte reagimi i Ronaldos i cili përmes disa shkrimesh në Instagram u shpreh: 

“Paloma, fansja ime më e zjarrtë. Unë e kam pëlqyer dhe duartrokitur gjithmonë punën tënde. Kjo nuk do të thotë që ti të pëlqesh me patjetër gjërat që bëj unë. Por realisht nuk e kuptova nga të dilte gjithë ai mllef kur po flisje në “DWTS”. Ti mund të kritikosh, siç bëj edhe unë por pa mllef. Ka vend për të gjithë. Sa më i pastër shpirti, aq më shumë shkëlqen fytyra. Kur nuk ke operacione plastike sigurisht.” 

Ndërkohë, Paloma u përgjigj duke thënë se nuk ka bërë operacione plastike dhe se ajo u mor me kërcimin jo me karrierën e Ronaldos.

Ata së fundmi janë përplasur në Top Albania Radio. Në emisionin “Pardon My French” ata kanë debatuar ashpër, ku nuk kanë munguar ofendimet.

Paloma: Por në këtë formën që ti e ke nisur karrierën tënde e ke gabim. Unë nuk kuptoj se çfarë janë operacionet plastike tek Paloma, të sugjeroj që në programin tënd që e moderon kaq bukur dhe unë jam fansja jote, të marrësh një kirurg plastik dhe të më evidentojë mua, unë jam njeriu më i thjeshtë dhe unë atje kam dalë atë ditë me flokë pa krehur sepse kam një familje që e mbaj nga mëngjesi deri në darkë dhe e kam zgjedhur vetë karrierën time. 

Ronaldo: Pse të dogjën kaq shumë ty operacionet plastike dhe del nëpër Story dhe thua unë përdor vetëm vitamina. Kur ti je bërë si Donatella Versace shpirt.

Paloma: Ronaldo Sharka harroi që unë në asnjë moment të tij nuk e kam prekur profesionalisht thjesht është një kompeticion kërcimi që mua Ronaldo nuk më duket personi i duhur për të kërcyer. Nga ai mllefi yt i operacioneve të mia plastike dhe aq më tepër të më gjykosh ti punën time ku më ka duartrokitur një Shqipëri e tërë sepse kam luftuar që fëmijë dhe më ka zgjedhur tjetërkush që të jem në atë pozicion dhe dua unë të jem në këtë pozicion që jam tani.

Ronaldo: Lëri ironitë se edhe unë di të them më mirë të bësh këtë sesa të dalësh dhe të demaskosh burrin tënd në BBV. 

Paloma: Kur të kalosh jetën time dhe përvojën time ti si nënë dhe si grua që sa kam investuar unë për ta mbajtur fort atë familje atëherë do flasim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat