Gwyneth Paltrow ka plane të shesë kompaninë e saj dhe të zhduket: Askush nuk do të më shohë më

Mediale Vip

Gwyneth Paltrow ka plane të shesë kompaninë e saj dhe të zhduket: Askush nuk do të më shohë më

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 00:02
Gwyneth Paltrow

Gwyneth Paltrow e ka të qartë se si dëshiron që të shkojnë vitet e ardhshme të jetës së saj.

Ndërkohë që karriera e saj ka qenë e gjatë dhe shumë e suksesshme, ajo gjithashtu dëshiron të pushojë dhe të jetojë larg jetës publike.

Shumë menduan se hapi i parë në atë plan ishte krijimi i kompanisë së saj, Goop.

Megjithatë, tani duket sikur Paltrow dëshiron ta shesë kompaninë, vite pas krijimit të saj. Ajo thotë se nuk është ende koha e duhur, por se planifikon ta bëjë këtë në të ardhmen.

“Ne nuk jemi gati të shesim akoma. Më duhen edhe disa vite”, tha ajo për revistën Bustle.

“Unë thjesht mund të zhdukem dhe askush nuk do të më shohë më”, vazhdoi mes tjerash Paltrow.

Aktorja vuri në dukje se ajo nuk e shijon aspektin publik të jetës së saj.

“Unë do të zhdukem nga jeta publike. Askush nuk do të më shohë më kurrë”, tha ajo dhe se asaj i pëlqen ‘të krijojë, bashkëpunojë, të goditet me ide të reja, të mendojë përpara, strategjisë, vizionit”.

Ajo gjithashtu e bëri të qartë se nuk është e motivuar nga paratë, edhe pse Goop u vlerësua në 250 milionë euro në vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat