Luiz Ejlli braktiset nga ndjekësit? Nuk do ta besoni kush e kryeson listën

Mediale Vip

Luiz Ejlli braktiset nga ndjekësit? Nuk do ta besoni kush e kryeson listën

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 13:15
Ish- banoret e Big Brother

“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram”?

10. Ashtu si javën e kaluar, Nita Latifi vazhdon të zbresë në numrin e ndjekësve. Këtë herë ajo ka humbur 1 mijë ndjekës, duke numëruar 138K. Së fundmi, Nita ka realizuar një set të ri fotografik në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Ajo është shfaqur në natyrë me një fustan të bardhë dhe me një shami të gjatë ngjyrë rozë.

9. Në vend të nëntë renditet Efi Dhedhes. Së fundmi ajo nuk ka qenë shumë aktive por më herët ka reaguar ashpër përmes disa videove të publikuara në rrjetet sociale, ku iu ka kërkuar të gjithëve që të ndalen së përfoluri marrëdhënien e saj, pasi po e dëmtojnë shumë. Efi ka humbur 1 mijë ndjekës.

8. I njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, Armaldo Kllogjerin tani do ta shikojmë edhe në arenën e kërcimit si konkurrent në spektaklin “Dancing With the Stars”. Megjithatë, që nga hera e kaluar ai nuk ka ndryshuar aspak në numrin e ndjekësve të tij. Armaldo numëron sërish 122K ndjekës.

7. Keisi Medini po ashtu nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve në “Instagram”. Ajo numëron sërish 365K.

6. Jori Delli ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të ‘BBV 2’ edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Tashmë ajo po shijon romancën e saj me reperin italian Fred De Palma. Jori po ashtu si Keisi nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe numëron 532K.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat