Fjodora Fjora flet për ndarjen nga partneri libanez

Mediale Vip

Fjodora Fjora flet për ndarjen nga partneri libanez

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 17:45
Fjodora Fjora

Vitin e kaluar moderatorja Fjodora Fjora bëri publike lidhjen e saj të dashurisë. Pa e zbuluar identitetin e partnerit të saj, ajo publikoi në mediat sociale disa pastime me të, duke u shfaqur e dashuruar.

Mirëpo, duket se gjërat mes tyre nuk kanë funksionuar. E ftuar së fundmi në “Pardon My French”, Fjodora ka treguar se partneri i saj ishte nga Libia dhe ka zgjedhur të rikthehet në vendin e tij.

“Iku, dy ishin mundësitë e kam thënë nuk ishte shqiptar. Ose do shkoja unë të jetoja në Libi por po flasim para dy vitesh ose do vinte ai të jetonte në Shqipëri. Të dyja vendet ishin katastrofë. E kam fjalën që për një libian Shqipëria dukej si Libia kështu që tha më mirë po rri në Libi.”

Gjithashtu moderatorja ka treguar më shumë detaje në lidhje me kriteret që duhet të plotësojë partneri i saj i ardhshëm dhe jo vetëm.

“Unë nuk kërkoj më fatin, e kam lënë fatin të më kërkojë mua. Që i raftë damllaja se nuk e gjeti rrugën që të vinte.

Burrin e dua me mjekër, dua njerëzit fjalëpak dhe punë shumë, i dua me sens humori dhe i dua që kur të më shohi mua t’i qeshin sytë. I dua edhe shumë seksi, të kuptohemi që kur vjen një moshë e caktuar nuk kënaqesh vetëm me pamjen.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat