Margot Robbie, vajza më ‘hot’ e vitit 2023!

Mediale Vip

Margot Robbie, vajza më ‘hot’ e vitit 2023!

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 07:14
Margot Robbie

Na fiksoi të gjithëve këtë vit me rolin e saj si “Barbie”. Protagoniste në filmin me të një njëjtin emër, Margot Robbie tërhoqi vëmendjen me bukurinë e saj, linjat trupore dhe përshtatjen me personazhin.

Së fundi, aktorja është vlerësuar si “Gruaja më e nxehtë e vitit 2023″.

Në listën Hot 100 për vitin 2023, Maxim Australia e rendit Margot në vend të parë. Në fakt, kjo është hera e katërt që aktorja kryeson këtë renditje.

33-vjeçarja është në kulmin e karrierës në Hollywood që pas daljes së filmit “Barbie” këtë verë. Filmi i realizuar nga Warner Bros arriti të ardhura rekord, duke grumbulluar 537 milionë dollarë nga shitjet vetëm në SHBA dhe një total prej 1.2 miliardë dollarësh në kinematë në mbarë botën.

Në vend të dytë, Maxim Australia liston futbollisten Sam Kerr, e cila ka përfshirë në Top 100 vajzat e gratë më të suksesshme dhe më të bukura në showbiz, sport dhe kulturë pop.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat