Margot Robbie, femra më seksi e vitit 2023

Mediale Vip

Margot Robbie, femra më seksi e vitit 2023

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 15:28
Margot Robbie

Maxim Australia ka publikuar listën e saj vjetore Hot 100 për vitin 2023, duke shfaqur femrat më të suksesshme dhe më joshëse.

Në krye të listës është aktorja Margot Robbie karriera e së cilës në Hollywood vazhdon të shkëlqejë pas publikimit të filmit të saj të fundit Barbie.

Në kulmin e karrierës në Hollywood që pas daljes së filmit Barbie këtë verë, Robbie tërhoqi vëmendjen me bukurinë e saj e linjat trupore.

Jo më kot u përzgjodh për rolin e Barbie, pasi perfeksioni i saj i përshtatet më së miri këtij personazhi. Një fakt interesant për aktoren është se kjo është hera e katërt që Robbie, kryeson këtë renditje.

Barbie u bë filmi i Warner Bros me fitimin më të madh që ka fituar ndonjëherë 537 milionë dollarë në arkat e SHBA-së dhe ka fituar një total prej 1.2 miliardë dollarësh në kinematë në mbarë botën. 

Ylli i futbollit Sam Kerr  u rendit në vendin e dytë, ndjekur nga këngëtarja australiane Delta Goodrem dhe aktorja dhe modelja Sophie Monk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat