Meghan Markle dhe Princ Harry mund të bëhen pjesë e reality-showt të Kardashian-Jenner

Mediale Vip

Meghan Markle dhe Princ Harry mund të bëhen pjesë e reality-showt të Kardashian-Jenner

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 16:38
Meghan Markle dhe Princ Harry

Keeping Up with the Sussex?

Sipas zërave, Meghan Markle dhe Princi Harry mund të ken një rol të rëndësishëm në shfaqjen e suksesshme të reality-showt të Kris Jenner, "The Kardashians". Burime të afërta me Jenner dhe Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it thonë se Kris po konkurron për t'i bërë ata pjesë të shfaqes së tyre hit në 'Hulu'.

“Nuk është rastësi që Kardashians të gjithë lëvizin në të njëjtat qarqe si rrethi i ri i Meghan-it”, tha një burim i brendshëm për 'Bella Magazine'. “Është thjesht një publicitet për të dyja familjet që të bashkohen, por Kris nuk dëshiron ta shtyjë shumë dhe shpejt. Edhe nëse është thjesht një paraqitje, kjo është një fitore e madhe për Kris, ana e biznesit tani është në lëvizje dhe duket shumë fitimprurëse,” shtoi burimi.

Ndërsa bisedimet e përfolura midis Sussex-ëve dhe Kardashians thuhet se janë "ende në fazat e hershme", Jenner thuhet se është e angazhuar t'i "fusë Sussex-ët në rrethin e brendshëm të familjes së saj", pretendon burimi i brendshëm. Për më tepër, thuhet se ako është "e gatshme për kontrata afatgjate për të sjellë Meghan dhe Harry, "në rrjedhën kryesore".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat