Bradley Cooper dhe Gigi Hadid zërat për romancë?

Mediale Vip

Bradley Cooper dhe Gigi Hadid zërat për romancë?

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 21:02
Bradley Cooper dhe Gigi Hadid

Bradley Cooper dhe Gigi Hadid duket se kanë konfirmuar zërat për një romancë.

Dyshja u fotografuan duke ecur bashkë në shi në New York të premten në mëngjes. Sa romantikeee...

Modelja 28 vjeçare kishte veshur një pallto të gjatë të zezë, një kapuç gri dhe atlete kurse aktori 48 vjeçar një palë tuta sportive të zeza dhe një bluzë me jakë. Ata u panë duke hyrë bashkë në shtëpinë luksoze të Cooper-it.

Dyshja për herë të parë shkaktuan spekulime për lidhje më 5 tetor, ndërsa ishin për darkë në Via Carota. Vetëm disa ditë më vonë, u panë duke mbërritur bashkë në New York pasi kishin kaluar fundjavën së bashku. Që atëherë, burimet kanë pohuar se Taylor Swift i ka dhënë çiftit rezidencën e saj në Rhode Island si një "fole të fshehtë dashurie".

Dyshja, të cilët kanë një diferencë moshe prej 20 vitesh, thuhet se e njohën pasi u prezantuan nga ish-i iCooper-it, Irina Shayk. 

Burimet i thanë Us Weekly në fillim të këtij muaji se Cooper dhe Hadid "kanë shumë të përbashkëta" me njëri-tjetrin dhe janë të lidhur me vajzat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat