Reagon Billie Ellish: Jam më beqare se kurrë!

Mediale Vip

Reagon Billie Ellish: Jam më beqare se kurrë!

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 23:24
Billie Ellish

Këngëtarja Billie Ellish ka treguar për ndjekësit se është beqare.

Përmes një postimi në “Instagram”, që shoqërohej me dy emoji me kafkë, dukej se artistja iu përgjigj lajmeve se ishte e lidhur me artistin e famshëm të tatuazheve, David Enth.

Lajmi u publikua nga “The Sun”, ndërsa këngëtarja shkroi se nuk mund të jetë më beqare se kaq.

Image
Billie Ellish/Instagram

Këngëtarja 21-vjeçare u nda miqësisht nga muzikanti Jesse Rutherford pesë muaj më parë, pas një lidhjeje shtatë mujore. Ndarja u konfirmua në një deklaratë të shpërndarë me The Daily Mail.

Të dy u panë së bashku për herë të fundit në Coachella në prill dher diferenca e tyre në moshë, me Eilish që ishte 20 vjeç në atë kohë dhe Rutherford 31, kishte ndezur disa polemika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat