NRG Band publikojnë bashkëpunimin me Nora Istrefin “A ke gjet tjetër”

Mediale Vip

NRG Band publikojnë bashkëpunimin me Nora Istrefin “A ke gjet tjetër”

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 18:16
NRG Band dhe Nora Istrefi

Grupi i mirënjohur shqiptar, NRG Band janë rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Ata kanë lansuar bashkëpunimin e ri me këngëtaren e njohur, Nora Isrefin me titullin “A ke gjet tjetër”.

Projekti erdhi i kompletuar edhe nga ana vizuale për të cilën u përkujdes “FullMoon Production” dhe me regji të The Claudia.

Kënga më e re e tyre tashmë gjendet e plotë në kanalin zyrtar të NRG Band në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga publiku.

Ndërkohë, theksojmë që ky është bashkëpunimi i dytë mes grupit muzikor dhe Norës.

Në vitin 2022 ata sollën këngën “Ki me lyo me m’pa” që u pëlqye dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 15 milionë klikime në YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat