Bora Zemani publikon imazhe romantike në krahët e Donald Veshajt

Mediale Vip

Bora Zemani publikon imazhe romantike në krahët e Donald Veshajt

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 07:06
Bora dhe Donaldi

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë prej çifteve më të dashura dhe më të komentuara në publik.

Dyshja janë bashkë prej vitesh dhe që nga ribashkimi pas daljes përfundimit të aventurës së Donaldit në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, ata janë të pandashëm.

Të shumta janë edhe postimet që ata ndajnë me fansat në rrjetet sociale dhe së fundmi dyshja kanë udhëtuar drejt Italisë nga ku edhe kanë postuar foto të reja.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

Ishte prezantuesja ajo që postoi disa imazhe romantike në krahët e partnerit të saj, sipër të cilave bëri edhe një dedikim dashurie për të.

“Deri në hënë dhe mbrapa”, ka shkruar Bora në mbishkrimin e postimit.

Në fotografi, çifti janë gati të kombinuar në veshje ku dominonte ngjyra e zezë dhe të dy kanë të veshur xhaketa lëkure.

Në postimet e tjera, ata kanë treguar se në këtë udhëtim po i shoqërojnë edhe vëllau i Donaldit, Romeo dhe djali i Borës.

Ndërkohë, si Bora ashtu edhe Donaldi aktualisht kanë nisur me sezonet e reja në emisionet e tyre përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat