Pas problemeve shëndetësore, Madonna thotë se ende nuk është rikuperuar plotësisht: Ishte mrekulli që mbijetova

Mediale Vip

Pas problemeve shëndetësore, Madonna thotë se ende nuk është rikuperuar plotësisht: Ishte mrekulli që mbijetova

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 07:14
Madonna

Madonna ka zbuluar se aktualisht po ndihet sërish keq, vetëm shtatë ditë pas nisjes së turneut të saj botëror, pasi një infeksion bakterial e detyroi atë të riplanifikonte serinë e saj të koncerteve.

Gjatë koncertit të saj të shtunën në Antwerp, Belgjikë, mbretëresha e popit, 65 vjeçe, u emocionua teksa rrëfeu përvojën e rëndë shëndetësore që e solli në spital dhe e la pa ndjenja.

Urgjenca shëndetësore e shtyu atë të reflektonte për nënën e saj, Madonna Louise Ciccone, e cila vdiq nga kanceri i gjirit në moshën 33-vjeçare.

“Kisha këtë mendim të çuditshëm”, tha ajo në një klip të postuar në Twitter nga një fans që ndoqi turneun e saj, shkruan DailyMail.

“Papritur pata simpati dhe dhembshuri për nënën time”, tha ajo, duke vendosur dorën në gjoks dhe duke nxjerrë frymë thellë.

“Për sa e vetmuar duhet të jetë ndjerë në spital, duke e ditur se nuk do të jetonte. Dhe mu m’u dha një mundësi tjetër”, u shpreh ajo.

“Kështu që unë jam shumë mirënjohëse për këtë. Më duhet t’ju them, nuk ndihem shumë mirë tani. Por nuk mund të ankohem sepse jam gjallë”, shtoi ajo.

“Faleminderit Zotin për fëmijët e mi dhe për të gjithë ju, dhe për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Unë vërtet e vlerësoj atë”, tha ylli tutje.

Ajo tha gjithashtu se ishte një ‘mrekulli’ që ajo i mbijetoi.

“Më pak se katër muaj më parë isha në një spital dhe isha pa ndjenja dhe njerëzit po mendonin – parashikonin – se mund të mos ja dilja”, u tha ajo audiencës në një tjetër klip të postuar nga fansat.

“Është mrekulli që jam këtu tani. Nëna ime, Zoti e bekoftë, ajo duhet të më ruajë, tha: “Vajzë, nuk është koha për të shkuar”.

Madonna ishte detyruar të riplanifikonte shfaqjet e saj pasi u dërgua me urgjencë dhe u intubua kur u gjet e rrëzuar në dyshemenë e apartamentit të saj në New York në qershor.

Ajo filloi turneun e saj “Celebration” në fillim të këtij muaji në O2 Arena në Londër.

Turneu i shumëpritur i Madonnas do të vazhdojë në muajt e ardhshëm dhe në vitin 2024.

Ajo do të vazhdojë të udhëtojë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën deri në dhjetor, me disa data tashmë të shitura.

Pjesa e Amerikës së Veriut e turneut të saj do të fillojë në dhjetor, duke nisur në Brooklyn. Shfaqjet e saj të prillit 2024 në Mexico City tashmë janë shitur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat