Arbana Osmani ‘thumbon’ me postimin e fundit: Kur të gjithë fillojnë të mos e pëlqejnë më personin për të cilin ti kishe një ndjesi të keqe

Mediale Vip

Arbana Osmani ‘thumbon’ me postimin e fundit: Kur të gjithë fillojnë të mos e pëlqejnë më personin për të cilin ti kishe një ndjesi të keqe

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 12:26
Arbana Osmani

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani është ndër emrat më të përfolur në media rozë.

Prezantuesja e cila krahas pranisë në ekran është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, shpesh herë merr vëmendje me postimet që bën aty.

Edhe në një postim të fundit nuk ishte më ndryshe ku moderatorja duket se ka dërguar ‘thumba’ ndaj dikujt.

“Kur më në fund të gjithë fillojnë të mos e pëlqejnë më personin për të cilin kishe një ndjesi të keqe gjithë kohën”, – shkruhet në postimin që Arbana ka ripostuar.

Nuk dihet se për kë ishte ky dedikim, por moderatorja shqiptare së fundmi është komentuar edhe për një prishje të marrëdhënieve me fituesin e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, i cili edhe e largoi nga lista e personave që ndjek në Instagram.

Image
Postimi

Ndërkohë, kujtojmë që projekti i fundit në ekran i Arbanës ishte drejtimi i sezonit të dytë të BBVA dhe pritet që shumë shpejt të rikthehet me sezonin e tretë të ‘reality-show’-të.

Ndryshe, në muajin qershor moderatorja u martua në një ceremoni madhështore në Itali me partnerin e saj prej shumë vitesh, regjisorin Eduart Grishaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat